Ura e Mesit, 8 kilometra larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir është një monument me vlera të mëdha arkitektonike e teknike.
E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet pashë Bushati, ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.
Përmirësimi i aksesit dhe vendosja e sinjalistikës turistike për monumentet e kulturës është ndër prioritetet e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër në prezantimin e siteve të trashëgimisë kulturore.
Specialistët e DRTK Shkodër përfunduan së vendosuri pllakën informuese pranë pasurisë kulturore ‘Ura e Mesit’. Kjo erdhi si një nevojë e paraqitjes sa më dinjitoze të këtij destinacioni turistik.
Pllaka prej guri u punua mjeshtërisht nga restauratori Petrit Bilali.
Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir. Është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. Kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.
Me gjatësi 108 metër, gjerësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike. Për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër./ATSH
Lexo edhe:
FIRMËTARI I PAVARËSISË, LEF NOSI, QË EKZEKUTUA NGA DIKTATURA
ObserverKult