Ura e Mifolit- e rrezikshme, banorët: Shteti të mos lejojë të shembet, është monument

Ura e Vjetër e Mifolit që lidhë Fierin e Vlorën është kthyer në një rrezik real për banorët që ende e përdorin.

Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje të shtetit, pasi thonë se ura veçse që është e domosdoshme për ta është edhe një monument i rëndësishëm për zonën.

Kjo është ura e Mifolit që lidh Fierin me Vlorën. Ura është e ndërtuar dekada më parë, ndërsa është ngritur mbi lumin Vjosë.

Por, pavarësisht vlerave të saj në arkitekturë e në trashëgimi kulturore, ajo duket se është kthyer në një rrezik për banorët.

Ura është amortizuar, dhe në disa vende plasaritur. Vendasit që e kalojnë çdo ditë atë bëjnë apel për ndërhyrje.

”Rrezik është, se kjo është ura italiane. Ka ngelur pas dore me kohën. Është një urë e vjetër dhe brezat e rinj duhet ta dinë se ku kanë jetuar. Shteti e ka lënë pas dore.”

Banorët shprehen të shqetësuar se ura mund të shembet dhe të shkaktojë tragjedi.

“Kanë nevojë për mirëmbajtje. U hodh një fjalë para një viti për riparimin e saj. E mira është të mirëmbahet.”

Degradimi i urës së Mifolit ka nisur disa vite më parë, por askush nuk ka ndërhyrë për ta rehabilituar./oranews.com

ObserverKult


Lexo edhe:

THIRRJE URGJENTE: VEPRONI SA MË SHPEJT, URA E ZOGUT PO SHKATËRROHET

Europa Nostra ka lëshuar së fundi një raport teknik mbi nevojën urgjente të rehabilitimit të Urës së Zogut në zonën e Milotit në Shqipëri. Kjo urë konsiderohet si një ndër shtatë vendet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Europë.

Në një deklaratë për shtyp të federatës pan-Europiane Europa Nostra dhe Institutit të Bankës Europiane të Investimeve bazuar në rezultatet e një raporti teknik mbi Urën e Zogut në Shqipëri, theksohet nevoja urgjente për shpëtimin nga shembja dhe rehabilitimin e kësaj ure.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult