Ura e Vokopolës, monument kulture i kategorisë së parë në Berat, është kthyer në identitet pas punimeve restauruese.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat bën të ditur se “punimet u përqendruan në heqjen e betonit mbi kalldrëm, restaurimin e kalldrëmit me gurë lumi, konsolidimi i muraturës së harkut të madh, pastrimi nga bimësia, etj.”.
Projekti për restaurimin e urës së Vokopolës u hartua dhe u financua nga DRTK Berat dhe Ministria e Kulturës.
Kjo urë, e cila lidh fshatin Vokopolë me atë të Tërpanit, përbëhet nga harku kryesor dhe nga dy harqe më të vegjël bregorë anash. Monumenti futet në tipin e urave me një qemer dhe me një dritare shkarkuese.
Ura është me kurriz të theksuar në kyç, gjë që i jep një pjerrësi të madhe kalldrëmit nga të dyja anët. Nga ana e majtë e urës ndodhet një mbishkrim, i cili për arsye të dëmtimit nga koha është i padeshifrueshëm.
Kjo urë mendohet të jetë ndërtuar rreth viteve 1750, gjatë kohës së Kurt Pashës së Beratit dhe ka shërbyer si pikë e rëndësishme në lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës./ATSH
————–
LEXO EDHE: URA E MESIT, MREKULLIA QË ÇUDIT TË GJITHË
Ura e Mesit, ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir. Është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. E ndërtuar në vitin 1768, nga Mehmet Pashë Bushati. Ura me kurriz që ndodhet mbi lumin Kir shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën.
Si një monument me vlera të mëdha arkitektonike dhe teknike, kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë nga mbarë bota. Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe josimetrike. Për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar. Ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerave të rralla kulturore të kësaj ure u shtohen dhe terreni piktoresk me shkëmbinj dhe uji i pastër…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU