Uran Krasniqi: Ismail Kadare

“Ata njerëz të malit e ata njerëz me bisht”,
kështu armiqtë hanin paragjykime ndaj nesh,
po fundi i kësaj historie të trishtë,
qe atë ditë kur letrat tua dolën në shesh.

Nga asgjëja bëre një gjeneral poliglot,
që në pesëdhjetë gjuhë i foli botës,
një gjeneral i vërtetë i tillë s’ishte dot,
pa asnjë të shtënë t’i sillej tokës.

Ngado nëpër stacione të metrosë,
biletat i shohin a librat tu i lexojnë,
më e shtrenjtë është magjia e Kadaresë,
e atij shqiptarit të gjithë ata thonë.

Sot poezi e prozë shkruhet çdo orë,
dhe shumë libra botohen përditë,
botë me më shumë shkrimtarë se banorë,
po veç Ismail s’ka një të dytë.

Prishtinë, 28 janar, 2020.