Uran Krasniqi: Kartolinë urimi Peter Handkes

Sot kur të është dorëzuar çmimi Nobel i Letërsisë
Më vjen të uroj duke të dërguar një kartolinë nga Kosova
Vetëm një dilemë kam
Çfarë panorame do të të pëlqejë më shumë
A e do një me biberonin e kuq nga gjaku i Valmir Deliajt të Abrisë
A e do një me fëmijët e vrarë të Berishëve të Suharekës
Apo të pëlqen një vetëm me lëndinën e kuqe nga gjaku në Reçak
Trego
Zgjidh e merr
Vendi im është i pasur me peisazhe të vdekjes nga miqtë e tu!

Prishtinë, 10 dhjetor, 2019.