Uratë Hysenaj: Heshtja – këmishë që vishet çdo natë!

Heshtja rri në hije pas teje, e uritur
Heshtja nëse do, do bërtas vragë!
Heshtja vrapon – kundron për ty, urren përditë.
Heshtja shtrihet, zë vend përballë qiellit blu.
Heshtje në sy të zezë zhytet,
vështrim që shpon gjithnjë në të vjetrën!
Kjo heshtje ngjyrë hiri, dashuron,
Rri roje dere e nate.
Heshtja – këmishë që vishet çdo natë.
Heshtja më do.
Heshtje…
Ik!