Uratë Hysenaj: Shumë kohë e shkurtër të gjesh një strehë!

Natë dimri, i ftohtë ngrin,
je ti kaltërsi që më buzëqesh agimeve…
shumë kohë e shkurtër të gjesh një strehë!

Prilli ishte pranverë behar,
këngë që bënte dritë…
shumë kohë e shkurtër të gjesh një strehë!

Nata sheh me sy thumbueshëm,
pa frikë nuk ndjen dhimbjen dëshpërimisht…
shumë kohë e shkurtër të gjesh një strehë!

Agimi sot është më ndryshe s’flet, dhemb, tremb skajshmërisht,
bredhë prapa një ëndrre prapa teje qe dashuroj…
shumë kohë e shkurtër të gjesh një strehë!