Urrejtja nuk mund ta ndalojë kurrë urrejtjen, vetëm dashuria mundet

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Nga të gjitha gjërat e urryera, një femër që kemi dashur dikur është më e urryera. /Max Beerbohm

Falënderoj të gjithë ata që më urrejnë, pasi është falë tyre që unë e dua veten më shumë. /Melissa Panarello

Urrejtja nuk mund ta ndalojë kurrë urrejtjen, vetëm dashuria mundet./Buda

Të gjithë më urrejnë ngaqë jam kaq i dashur nga të gjithë. /Peter de Vries

Duhet dashuruar siç do urreje, ose duhet urryer siç do të dashuroje./Biasi

Më mirë  të të urrejnë për çfarë je, sesa të të duan për çfarë nuk je. /André Gide

Pak njerëz arrijnë të jenë të lumtur pa urryer ndonjë person tjetër, tjetër komb a tjetër kredo. /Bertrand Russell

Dashuria, nëse gjykohet nga pjesa më e madhe e efekteve të saj, ngjan më shumë me urrejtjen se me miqësinë./François de La Rochefoucauld

ObserverKult