Urtësia e Epikurit: Më mirë i mençur e fatkeq sesa budalla e fatlum!

Epikuri jetoi në vitet 341-270 Para Krishtit, dhe shkroi më shumë se 300 vepra gjatë jetës së tij. Megjithëse shumica e tyre kanë humbur, ajo që mbetet prej filozofisë së Epikurit, është e mbushur me njohuri të përjetshme.

Themeluesi i shkollave të filozofisë, Epikuri, ishte njëherit edhe autor i një fiolozofie etike të miqësisë.

Filozofia e Epikurit ishte një sistem i plotë dhe i ndërvarur, që përfshinte pikëpamje të qëllimit të jetës dhe një teori empiriste të dijes.

Ai zhvilloi një metafizikë të pakursyer materialiste, epistemiologji empiriste dhe etikë hedoniste. Sipas tij, lumturia është kënaqësi; të gjitha gjërat duhet të bëhen për hir të ndjenjave të këndshme që lidhen me to. Besimet e rreme prodhojnë dhimbje të panevojshme.

Epikuri besonte se lumturia kishte 3 përbërës: shokët, lirinë dhe një jetë të analizuar. Ai gjithashtu besonte se ne duhej të ishim të mjaftueshëm në jetën tonë për të siguruar lumturinë.

Në vazhdim, ObserverKult ua sjellë disa thënie të tij:

– Secili e lë jetën sikur ta kishte filluar në atë çast.

– Është më mirë të dështoj një projekt i mirë sesa të ketë sukses një projekt i keq.

– Nëse u shmangësh të gjitha ndjesive, nuk do të kesh asnjë mjet për të dalluar ato të vërtetat nga të rremet.

– Nuk jemi kurrë as tepër të rinj e as tepër të vjetër për të qenë të lumtur. Kujdesi për mirëqenien e shpirtit është i mirë në çdo moshë.

– Ka dëshira që janë natyrore e të nevojshme, të tjera natyrore por jo të nevojshme, e ka edhe nga ato që s’janë as natyrore as të nevojshme, por vijnë nga mendimet e kota.

– Nëse hyjnitë do të plotësonin lutjet e njerëzve, njerëzimi do të shfarosej si pasojë e të këqijave që njerëzit kërkojnë për njëri-tjetrin.

– Po qe se jeton sipas normave të natyrës, nuk do të jesh kurrë i varfër. Nëse jeton sipas mendimeve të dynjasë, nuk do të jesh kurrë i pasur.

– Pasuria më e madhe është të dish t’i mjaftosh vetes.

– Nuk është pavështirësi të thuash patjetër ose po ose jo.

– Më mirë i mençur e fatkeq sesa budalla e fatlum.

– Ëndërrat nuk kanë as natyrë fizike dhe as forcë hyjnore, por ato janë pasojë e imazheve që na lënë përshtypje.

-Nëse dëshiron ta bësh një njeri të lumtur, mos i shto pasurinë, por pakësoji dëshirat.

-Nuk është aq shumë e rëndësishme ndihma e shokëve që na ndihmojnë, se sa besimi që ata do të ndihmojnë.

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

FRANZ KAFKA: UNË E DUA, POR NUK MUND T’I FLAS- KUJDESEM GJITHMONË QË TË…