Vaçe Zela: Djaloshi dhe shiu (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni një nga këngët më të bukura të Vaçe Zelës “Djaloshi dhe shiu”.

Në pemë gjethe tani më nuk ka
E bora malet mbuloi përsëri
E ndonëse shiu pik, pik, nis me ra
Qyteti ynë është plot gjallëri.

Ja shiu pik, pik, pik, pik,
Bjen në rrugë, troket ai pa pushim
E ora tik-tak, tik-tak
Shkon e djali pret me padurim.
O zemra tak-tak, tak-tak
Pse tash nis me rrah’ me kaq nxitim,
Mendon djaloshi që po pret në shi me ankth e me gëzim.

Binte shi, por ai s’e vinte re aspak,
Për çudi, as ombrellen nuk e kishte hap’,
Tuj mendu se si erdh’ ajo muzë një dit’,
Studenteshë e bukur për praktikë,
Tek reparti i tij në fabrikë.

Se fundi ja, ja, ja, ja ajo u duk e djali e ndaloi,
Po tani si, si, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë.
Më fal po unë, unë ty, ty të du’ e fjalën tande tash kërkoj.
Të du’ dhe unë , po kam edhe një fjal’,
Ombrellën pse s’e hap?

Ah, po!

Bjer pra shi, tash nga ty nuk kemi frikë aspak,
Mrekulli, nën ombrellë ti neve dot s’na lag,
Veç andrrojmë, njani- tjetrin amel tuj shiku,
E në dorë ne mbajmë ombrellën hap’,
Por se shiu ka pushu.

Se fundi ja, ja, ja ,ja ajo u duk e djali e ndaloi,
Po tani si, si, si, si, si të shkretën duhet ta fillojë.
Më fal po unë, unë ty, ty të du’ e fjalën tande tash kërkoj.
Të du’ dhe unë , po kam edhe një fjal’
Ombrellën pse s’e hap?

Pse s’e hap?!

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

PSE E ZEMËROI ARTISTJA, VAÇE ZELA, SIGURIMIN E SHTETIT GJATË TURNEUT NË GREQI?