Vaçe Zela: Kur bjen fyelli, çiftelia…(teksti dhe kënga)

Vaçe Zela (7 prill 1939 – 6 shkurt 2014) e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.

Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.

Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992.

Teksti i këngës “Kur bjen fyelli e çiftelia” që mund ta lexoni e dëgjoni në vazhdim është bërë nga Aleksandër Banushi, ndërsa muzika nga Pjetër Gaci.

Kur bjen fyelli e çiftelia
Natën deri vonë
Vet nga zemra knon malsia
krenaria jonë
Ti o fyell i barijve bukur po tingëllon
Si kristalet nëpër kroje
Zëri yt buron

Bjeri çiftelisë o djalë
këngë e trimave ushton
kur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonë
vet nga zemra knon malsia
krenaria jonë

Me dy tela çiftelie
këngën do qëndis
do këndoj nëpër korije
shkrepave t’malsisë
Kënga ime dhe jehona
maleve t’ushtoj
të gëzohen bjeshkët tona krenaria jonë

Bjeri çiftelisë o djalë
këngë e trimave ushton
kur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonë
vet nga zemra knon malsia
krenaria jonë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

ALI PODRIMJA: UNË DO TË DUA…