Vaçe Zela: Me lule t’bukura dua me t’dhurue vashë një kunorë… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni të kënduar nga Vaçe Zela këngën “Me lule t’bukura”.

Me lule t’bukura dua me t’dhurue
vashë një kunorë, vashë një kunorë
por ma parë ti kangës me ja fillue
me atë za gazmor.

Je sot e para mes lulesh, lulesh
flladë pranveror, flladë pranveror
flokët e tua shndrisin spërkatur me
ar diellor me ar diellor.

ObserverKult


Kliko edhe:

VAÇE ZELA: MOJ E BUKUR ARBËRI (TEKSTI & VIDEO)

Kliko edhe:

NGA FIQIRETE SHEHU TE VAÇE ZELA, MODA DHE VESHJET E VIP-AVE PARA ’90

Nga imazhet e fundviteve ’90, kur diktatura ishte në grahmat e saj, të krijohet ideja se shqiptarët janë veshur keq. Të gjithë njëlloj, me modele të vjetruara…, efekt i modelimit të “njeriut të ri socialist”.

Por nuk ka qenë kështu. Kjo, ishte vetëm dukja. Me aq sa mundeshin, edhe kur nuk mundeshin, shqiptarët janë përpjekur të duken bukur. Të ndiqje modën ka qenë dëshirë, pasion i madh për brezin e viteve ’60-’70, edhe pse pak televizorë, informacion, revista apo publicitet mode kishte në qarkullim. Ndonëse preferencat ishin dhe mbeteshin perëndimore, në kushtet e izolimit, kontaktet me këto vende fqinje ishin minimale, ndërkohë që lidhjet dhe ndikimet vinin nga shtetet lindore, kryesisht Bashkimi Sovjetik e më vonë Kina, kur shqiptarët imitonin masivisht kinezët.

Huazimi nga “vëllezërit” kinezë

Uniformiteti në veshje u huazua nga “vëllezërit” kinezë, njerëz të veshur të gjithë njëlloj, madje edhe me kasketa në kokë. Por nga e kaluara, bashkë me shijet ishin të mbartura edhe tradita në qepje, me profesionistë e rrobaqepës të kohës së Italisë. 

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult