Vendoset në qytetin e saj të lindjes, shtatorja e këngëtares së njohur Vaçe Zela. Një këngëtare-ikonë e muzikës së lehtë shqiptare, tashmë do të jetë përgjithmonë aty ku u rikthye, në vendlindjen e saj, Lushnjë.
Shtatorja e këngëtares së madhe shqiptare, zuri vendin e merituar, mes qytetarëve artdashës të Lushnjës.
Qytetarët e adhuruesit e këngëtares kanë qenë të pranishëm në vendosjen e shtatores, që e shfaq një nga momentet më të bukura të këngëtares, momentin kur ajo, me kitarë këndonte ”Moj e bukura Arbëri”.
Shtatorja është punuar nga skulptori Arben Bajo, ndërsa ky event u përcoll me këngë nga këngëtarë të njohur shqiptarë, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë./konica