Vaçe Zela: Po ku ka si ti o Shqipëria ime (teksti dhe kënga)

Vaçe Zela (7 prill 1939 – 6 shkurt 2014) e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës.

Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.

Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992.

Teksti i këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” që mund ta lexoni e dëgjoni në vazhdim është bërë nga Gjok Beci, ndërsa muzika nga Feim Ibrahimi.

E i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngët lugjeve i përcjell.
E i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell
mi përkdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!

Po ku ka si ti o Shqipëria ime
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime
ballëlarta me flamur!

E i fortë po bien ai tel
dhe lahuta tingujt mi çon larg
i përcjell.
E flakë po nxjerr ai tel
edhe trimat nëpër mend mi sjell
m’i përkdhel.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti o Shqipëria ime
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime
ballëlarta me flamur!

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

PSE E ZEMËROI ARTISTJA, VAÇE ZELA, SIGURIMIN E SHTETIT GJATË TURNEUT NË GREQI?