Vaçe Zela: Shtëpia jonë, plot me diell, plot me ngrohtësi…(Teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Vaçe Zela këngën “Shtëpia jonë”.

Shtëpia jonë, plot me diell, plot me ngrohtësi,
në dimër e në pranverë kemi kaltërsi.
Dritarja jonë hapur rri për ty ditë e re,
për dashurinë e njerëzve tanë të mirë…

I duam ne njerëzit t’i kemi gjithmonë pranë,
shtëpia e jonë e bardhë, e bardhë.
I rritim fëmijët me dritë e me djersë,
me dashurinë për njerëzit tanë të mirë.

Shtëpia jonë, plot me diell, plot me ngrohtësi,
në dimër e në pranverë kemi kaltërsi.
Dritarja jonë hapur rri për ty ditë e re,
për dashurinë e njerëzve tanë të mirë…

I duam ne njerëzit t’i kemi gjithmonë pranë,
shtëpia e jonë e bardhë, e bardhë.
I rritim fëmijët me dritë e me djersë,
me dashurinë për njerëzit tanë të mirë.

ObserverKult

—————–

Kliko edhe:

NOSTALGJI: 5 KËNGË NGA VAÇE ZELA, IKONA E MUZIKËS SHQIPTARE (VIDEO)

Vaçe Zela, ikona e këngës shqiptare ka qenë për 12 herë fituese e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

Bashkëpunoi me emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare: Grimci, Daija, Prodani, Krajka, Deda, Gaci, Kushta etj.

Këngë si “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tona ilegale” etj. kanë ngelur në fondin e artë të muzikës shqiptare.

Të parët që zbuluan talentin e Vaçes ishin mësuesit e shkollës 7-vjeçare në Lushnjë. Provoi të studionte në Liceun Artistik, por pa mundur. Ndoqi gjimnazin “Qemal Stafa”, por talenti i saj shpejt do të binte në sy.

U emërua fillimisht këngëtare në Estradën e Ushtrisë, më pas në atë të Shtetit dhe së fundmi në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore.

Iu dha titulli “Artist i Merituar” në vitin 1973 dhe “Artist i Popullit” në vitin 1977. Ka kënduar për herë të fundit në skenën e Festivalit të RTSH-së në vitin 1980 dhe u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992.

Vaçe Zela u nderua me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga ish-presidenti Alfred Moisiu.

ObserverKult ju sjell disa prej këngëve të kënduara nga Vaçe Zela, aq të pëlqyera nga publiku.

Klikoni KETU për t’i dëgjuar

ObserverKult