Vaçe Zela: Trëndelinë, moj trëndelinë (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën e këndshme, “Trëndelinë” kënduar nga Vaçe Zela.

Teksti:

Në një arë,
o në një, o moj lëndinë,
trëndelinë, moj trëndelinë.

Pashë dy vajza
aty, o moj po rrinë,
trëndelinë, moj trëndelinë.

Ti më je si portokalle,
aman djalo seç m’i vrave,
aman djalo seç m’i vrave,
o po unë e mjera.

Ti më je si një sorkadhe,
zemrën se o ç’ma more fare,
zemrën seç ma more fare,
o po unë e mjera.

ObserverKult

Kliko edhe:

VAÇE ZELA: MË KA ZËNË MERAKU ME NJË CUCË MATJANE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Kliko edhe:


PSE E ZEMËROI ARTISTJA, VAÇE ZELA, ISH-SIGURIMIN E SHTETIT GJATË TURNEUT NË GREQI?

“Pallati i madh i Kulturës”, mban titullin dosja e ish-Sigurimit të Shtetit për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit, dosja mban numrin 126 dhe aty renditen informacione për bashkëpuntorët brenda këtij pallati.

Si e survejuan ata Vaçe Zelën, Çesk Zadenë, Krajkën e Gurakuqin. Si u hap Dosja 2b për “babain” e muzikës shqiptare dhe ku fshihej zyra prej nga survejohej e dëmtohej Krajka.

Përballja e çiftit Krajka në Presidencë me Fadil Paçramin, çfarë do t’u thoshte ai artistëve. Emisioni “Vetting” zbuloi kohë më parë përplasjet e Vaçe Zelës me operativët e Sigurimit në udhëtimet e Ansamblit Kombëtar jashtë Shqipërisë si dhe presioni që u bëhej nga agjentët e Sigurimit të Shtetit artistëve të mëdhenj.

tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult