“Vaj si qenka ba dynjaja”, kënduar nga Nafise Smajkovic në Radio Shkupi, 1966

Vaj si qenka ba dynjaja!
Me tu ba mos me kenë gjallë.
Unë i mjeri fukaraja
Paskam ndodhun i paikball.

Gjithë prej hallit prej sikletit
M’u ba borxh me dalë, me tretë.
Mora rrugat e gurbetit
Selametin për me gjetë.

Rrugën mbarë me lot ç’e lava
Dersa mbrrina jabanxhi.
Zemra m’thot gjithmonë pse qava
Qysh i vogël e der’ n’pleqni.

Me taman kenka thanë motit
Vendit t’ hu’j mjerë kush i shkel.
Paska qenë o shkru’ prej Zotit
Me mbaru’mun o me siklet!

M’u rrit mjekrra m’u bo grrathë, grrathë
I mjeri unë o për t’ri tam!
Shkoj nër shokë s’ma bajnë nji vend
T’ju diftoj dertin qi kam.

ObserverKult


Lexo edhe:

JULIANA PASHA: NJË ÇAST TË HUAJ U BËMË UNË E TI (TEKSTI DHE KËNGA)

Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe ta dëgjoni këngën “Një mijë arsye” të këngëtares, Juliana Pasha!

Nuk i di
arsyet që s’të kam më pranë
është vonë

Unë di
arsyen që të dua

Ti më mungon

Mbyll derën ikën lë pas zbraz’ti
një çast të huaj u bëmë unë e ti
tani unë kam frikë, kam frikë
dhe pres për ty

Pa ty s’jetoj
humbur larg nga ti
Jo, jo nuk mundem
ti më fal pafund’si
Njëmijë arsye që mi thua nji nga nji
unë një arsye kam

Je ti

Të dy
të huaj s’jemi kalimtarë
lëndojmë
rëndon
ky mur i heshtjes që na ka marrë
rëndon

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult