Vajza e Ardit Gjebreas përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Ana Gjebrea do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës për Fëmijë, Eurovision 2021.

Vajza e kantautorit të njohur Ardit Gjebrea është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH. Duket se Ana do të ndjekë gjurmët e të atit, në rrugën e muzikës, transmeton ‘dritare.net’.

Që e vogël ajo është shfaqur në skenë në krah të babait, ndërsa këtë radhë do të jetë e vetme në një kompeticion të madh, ku me siguri jo vetëm Arditin, por të gjithë, do i bëjë krenarë.

LEXO EDHE: ARDIT GJEBREA: KUR TË JESH MËRZITUR SHUMË (TEKSTI DHE KËNGA)