Vajza e Petro Markos: Babai kishte shenjat e prangave në duar… pasoi edhe arrestimi i vëllait…

Aranita Petro, vajza e shkrimtarit Petro Marko, e ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën ka rrëfyer vuajtjet që ajo dhe familja e saj kaloi pas arrestimit të të atit, shkrimtarit të njohur, Petro Marko, nga regjimi komunist i kohës.

Pas një fëmijërie të lumtur dhe jetesës me të atin, të ëmën dhe vëllain e saj të vetëm duket se jeta mori një tjetër rrjedhë…

-A ka patur ndonjë moment në familje që ju keni qenë të gjithë absolutisht shumë të lumtur?

Aranita Marko: Po në fakt ka patur. Mbaj mend të gjithë vegjëlinë dhe ata që kisha përreth. Mbaj mend oborrin e shtëpisë dhe babin që luante me mua.

Momentet e bukura që mbaj mend janë festat dhe Vitin e ri pasi babi im e donte shumë Babagjyshin dhe gjithmonë më sillte edhe dhurata.

Kam qenë shumë e lidhur me babin kur isha e vogjël dhe kur vija në shtëpi dhe e shihja shtrihesha në tokë dhe ulërija nga gëzimi. Shpesh herë, vëllai më thoshte që më vjen turp nga ulërimat e tua. Ai gjithmonë më ka plotësuar çdo dëshirë.

Kur babi u largua nga kjo jetë shkruan të gjithë gazetat lajmin e ndarjes nga jeta ku mes tyre përmendën edhe bukurinë e tij. Babai ishte me sy jeshil dhe mami ëndërronte gjithmonë që të kishte edhe fëmija e saj sytë e tillë. Por as unë as vëllai nuk e kemi trashëguar, pasi i kemi që të dy sytë e zinj.

Vëllain gjithmonë e kam admiruar, e kam marrë si shembull. Marrëdhënia mes mamit dhe babit ishte gjithmonë shumë e mirë. Sa herë që im atë hynte në shtëpi i puthte dorën dhe i thoshte se ishte ‘Shtylla e shtëpisë’.

Mami ka mbajtur anën ekonomike të familjes, ka qenë me ne, fëmijët shumë e dashur dhe sa i përket babait ishte kritikja dhe redaktorja më e besuar e tij.

-Në 5 maj të vitit 1949, disa njerëz e deklarojnë fajtor Petro Markon për veprat e spiunazhit në favor të të huajve. Kjo si një tallje shumë e madhe për veten dhe vendin. A të duket sot një çmenduri ky moment?

Aranita Marko: Babi ka pasur gjithmonë disa shenja në duar dhe kur isha e vogël e pyesja se përse i kishte.

Gjithmonë më ka thënë se janë bërë nga prangat sepse shumicën e kohës i ka pasur. Për mua ishte normale jetesa me burgje, prangosje, qeveri jo normale me njerëz të këqinj dhe gjëra të bukura në art. Njëkohësisht këto përbënin historinë e familjes dhe njeriu rritet brenda historisë së familjes së tij.

Më vjen pak për të qeshur pjesa kur thonin se: “Petro Markos do t’i merrej gjithçka kishte e gjithë pasuria, por në të vërtetë ne nuk kishim asgjë”.

-Në shtëpinë tuaj kanë hyrë njerëz që janë shtirur sikur ju kanë dashur dhe disa të tjerë që ju kanë dashur vërtetë, pra keni pasur të bëni me fizionomi të ndryshme. Sa e vështirë ka qenë kjo për ju?

Aranita Marko: Dy dekada më vonë pas arrestimit të babait ndodhi edhe arrestimi i vëllait. Teksa po ktheheshim në shtëpi, pamë disa njerëz dhe nuk na shkoi mendja se përse ata kishin ardhur. Në ata moment m’u duk sikur u shemben të gjitha gjërat e mira dhe të qëndrueshme të jetës sonë.

Ne i futëm duart kudo dhe pashë që mami ishte shumë keq. Po ashtu babi ishte në gjendje të tmerrshme dhe nuk isha në gjendje të mendoja se si do të ishte jeta tani.

Nuk mund të bëja më shkollë, të hapja një ekspozitë etj, dhe këto në fakt janë gjëra që sot nuk mund të kuptohen./oranews.tv

ObserverKult


petro marko valë

Lexo edhe:

PETRO MARKO MBART ABSURDIN E NJERIUT QË E DËNOI DHE SHPËTOI LETËRSIA

Vetvetja- bota që na sfidon gjithmonë për njohje

(Shënime për librin “Intervistë me vetveten”- Retë dhe gurët, e Petro Markos)

Nga Agim Baqi

Thuhet se keltët, kur shkonin në luftë, linin nga një gur një vend të caktuar në të dalë të vendbaimit të tyre. Kur ktheheshin nga lufta merrnin gjithësecili gurin e lënë. Gurët që mbeteshin në stivën e ndërtuar në nisje ishin të rënët në betejë…

Për Petro Markon gurët e mëhallës së tij kanë gjithnjë një histori. Ndaj mbeten aty, plot krenari, duke pritur “t’i dëgjojmë”.

Ndërsa retë, mbajnë shumë tranformim- nga toka në ajër e sërish në tokë. 

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult