Vajza shqiptare, fotografia që zbukuroi “New York Times” më 1911

Kur Shqipëria e trazuar luftonte të bëhej shtet, të huajt nuk kishin sesi të mos e ndalnin shikimin dhe aparatet fotografike, përballë bukurisë natyrale të vajzave shqiptare.

Fotografia është publikuar nga prestigjiozja “New York Times”, në vitin 1911 – si një dëshmi e qartë për këtë, transmeton konica.al.

Vajza shqiptare e veshur me elemente të kostumit popullor, e lirshme para aparatit sikur të kishte një jetë që pozon dhe e stolisur me hijeshi, dëshmon për një Shqipëri të bukur, që pak njihet.