“Vajzë Fest” aktiviteti kulturor që për 3 net kthen fshatin Vajzë në destinacion turistik

 “Vajzë Fest” është një tjetër aktivitet veror për të cilin Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i Shqipërisë bashkëpunon për të shfaqur filma artistikë krahas performancave teatrore, artistike apo tureve të turizmit kulturor.

“Vajzë Fest” zhvillohet në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë.

Festivali do të nisë sot me shfaqjen teatrore “Hanko Halla”, përshtatur për skenë nga regjisori Armand Bora, pasur nga filmi i Herion Mustafarajt, “The Shot”.

Dita e dytë e “Vajzë Fest” parashikon vizitë në fshatin Velçë, tek shpellat, ujëvara e Rasalit, aktivitete muzikore e të kulinarisë.

Të ftuarit specialë në ditën e dytë të këtij eventi do të jenë regjisori Piro Milkani si dhe aktori Alfred Bualoti.

Më 20 gusht, pjesëmarrësi i veçantë i festës do të jetë aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, që do të prezantojë në festival, filmin e Vladimir Priftit, “Dasma e Sakos”.

Kjo veprimtari vjen në funksion të gjallërimit të jetës në fshatin Vajzë dhe promovimit të vlerave të zonës për ta kthyer në një destinacion turistik./ATSH

ObserverKult


Lexo edhe:

TRE FILMA NGA KOSOVA NË FESTIVALIN E FILMIT NË SARAJEVË

Qendra Kinematografike e Kosovës po vazhdon fuqishëm prezencën e saj nëpër botë me filmat më të ri që i ka mbështetur.

“Premiera botërore e filmit “Fran and Verka: or a usual day in an abandoned village” u dha në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Ditëve në vijim do të shfaqen edhe 1 film bashkëprodhim dhe 1 zhvillim skenari”. Kështu bëjnë të ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult