”Vaksina felicita”, parodistët e Vlorës: S’dimë nga t’ia mbajmë. Qeveria na këshillon, opozita e kundërshton

Dy mjeshtrit e humorit vlonjatë Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë realizuar parodinë ”Vaksina felicita” për virusin korona. Parodistët teksa përshkruajnë pasojat e rënda ekonomike që ky virus po shkakton në Shqipëri, nuk rrinë pa ndalur as tek dekretet e panumërta të qeverisë që i bën publike përmes televizionit, ndërsa nga opozita kundërshtohen pambarimisht.  

“Pandemia na mbylli në shtëpi… Po presim nga halli vaksina të dalë. Qeveria po nxjerr dekrete për ne edhe për vete, opozita kundërshton… Njerëzia, s’dinë nga t’ia mbajmë. Kemi mbetur pa punë dhe pa para. Ekonomia ra”, janë disa nga vargjet e parodisë së interpretuar nga Agalliu dhe Hamo.

Vet artistët zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate të rëndë për shkak të pandemisë COVID 19, që ka prekur mbarë botën e shikojnë tek gjetja e vaksinës./shqiptarja.com