Poezi nga Valbonë Bajrami
ma gjeni një gru n’vendin tem që nuk i ka jetu
një nga njëzet e tetë strofat e Sylvia Plath
njëzet e tetë ditë t’përsërituna
derisa jeta t’i sprovon nandë shpirta e ndalon ciklin
me marr guxim me lëshu za
krejt n’liri
ma gjeni një të vetme pa zemërim
që e ka pa jetën në dritë syni
e s’di se ç’asht’ dhuna
-fizike, mendore, materiale-
një ma gjeni, që ka thye mite
s’përputhet me traditat
se ç’asht’ gru e mirë, e ndershme
sipas hireve që tjetër kush i ka thurë për mu e ty
ma gjeni një të vetme për lapidar
me kujtu, me i frymëzu
të nandë shpirtat buzë vdekjes
ma gjeni një
një të vetme
një për be
që nuk asht’ zonja Lazarus.
ObserverKult
Lexo edhe:
VALBONË BAJRAMI: NJI BURRË ASNJIHERË NUK MUND T’FLET ME ZA TË GRAVE!
Ishit nji numër i konsiderueshëm që i kishit shpërnda disa thanje të Gabriel Garsia Markezit. Kam përshtypjen se ishin kompozicion thanjesh që disa mu kujtunë nga dy libra të tij: “Love in the time of cholera” dhe “One hundred years of solitude”. Sipas kombinimit, ai flet për standardet që mundet me i pasë nji grue intelegjente në lidhje me nji burrë.
Novelisti ka qenë shkollë e vjetër (i lindun në vite të 20-ta) andaj ka pak hapsinë për kritikë për shkak të konatacionit kohor.
Ai ju drejtohet burrave *të kenë kujdes* nga gratë intelegjente, sipas tij, të cilat i përshkruen si qenje vetëfokusi, dhe nji varg atibutesh në shumicë pozitive që ja u adreson grave. Pra flet nga kandvështrimi i tij (si burrë) për gratë, drejtue burrave si këshillë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU