Në këtë fushë të kaltër si linum,
nuk ka njeri të lem pos teje në këtë pafundësi
i vështruar dhe i ndaluar: nëpër fushë
brodhën njëqind hije. E kaltër si linum,
fusha. Në fushën e kaltër si linum,
ishe i paracaktuar të ishe vetëm,
të kuptosh fatin tënd si shëlbesë,
në këtë fushë, të kaltër si linum.
Njëqind hije nxihen, zgjaten, rriten,
dhe si një mori shajnish pishe,
përparojnë. Pastaj – t’i jepesh arratisë?
Apo të palosësh telin e kursit të zgjedhur?
Jo. Të përballoj. Të përballoj. Por jo-
të qëndroj. Vetëm këtu. Në këtë fushë
që është si linum. Dhe të jesh i lidhur
për këtë tokë të njohur, të panjohur.
Në këtë fushë të kaltër si linum,
njëqind unet tua – kundër teje.
Çdo rival i rrezikshëm, i mbushur me pikëllim,
dhe mosbindje të dëbimit – çdo zuzar
do të të mallkojë,
i përcëlluar nga vetmia që digjet.
Shpirti i tërbuar nuk do t’i njohë kockat e veta,
në këtë fushë të kaltër si linum.
*Titulli i origjinalit: “Dichtenszeit“
Përktheu: Fadil Bajraj
Lexo edhe:
ObserverKult