Vatikani dëshiron të restaurojë më tej ”Katakombet Commodilla” në Romë, duke i bërë ato të arritshme për publikun.
”Është nënshkruar një plan për të rinovuar vendin e varrimit në jug të qytetit”, njoftoi Komisioni i Shenjtë Papnor për Arkeologjinë.
Piktura të tjera murale priten të restaurohen. Të cilat tregojnë Shën Stefanin dhe Shën Pjetrin.
Ristrukturimi mbështetet financiarisht nga fondacioni azer ”Heydar Aliyev”.
Fondacioni kulturor tashmë ka bashkëfinancuar projekte të tjera. Mbi katakombet e Romës në të kaluarën.
Ka më shumë se 60 katakombe në Romë.
Sidoqoftë, shumë prej tyre nuk janë të hapur për publikun.
Një nga vendet më të famshme të varrimit, i frekuentuar nga shumë turistë. Ndodhet në Via Appia Antica në juglindje të qytetit./ATSH
LEXO EDHE: MISTERET E PAZGJIDHURA RRETH VARRIT TË MBRETIT EGJIPTIAN TUTANKHAMUN