Vatikani nxjerr monedhë me portretin e Nënë Terezës

nënë tereza 2 euro

Në këtë 25 përvjetor të ndarjes nga jeta dhe 6 vjet nga Shenjtërimi i saj, Nënë Tereza u kujtua nga Selia e Shenjtë në Vatikan me një akt të veçantë.

Vatikani ka zgjedhur ta kujtoj Shën Terezën me një monedhë që do të mbaj portretin e saj.

Monedha prej dy eurosh është realizuar nga artistja Orietta Rossi. Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian.

Artisja ka sintetizuar figurën e Nënë Terezës, ndërsa mban shtrënguar në krah një vogëlush indian, duke e përmbledhur me tri fjalë veprën e saj hyjnore: dashurinë, impenjmin e devotshmërinë për t’i shërbyer të tjerëve.

Rreth figurës, për më tepër, gjejmë në krye mbishkrimin “NËNË TERESA E KALKUTËS” dhe në fund “CITTÁ DEL VATICANO”. Në pjesën e drejtë, më në fund, janë datat “1997-2022”, transmeton ObserverKult.

Ky imazh pasqyron gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve të të varfërve”.

6 vjet më parë, në 2016 Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit e shpalli Nënë Terezën shenjtore duke e quajtur Shën Tereza.

ObserverKult

Lexo edhe:


NËNË TEREZA: NËSE I GJYKONI NJERËZIT, NUK KENI KOHË T’I DONI ATA

nënë tereza

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura nga Nënë Tereza:

“Sa më pak kemi, aq më shumë dhurojmë…Duket absurde, mirëpo kjo është logjika e dashurisë.”

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

ObserverKult