reklamë

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Skënderaj

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Skënderaj, një projekt që synon të krijojë hapësira të reja për zhvillimin dhe promovimin e jetës kulturore në këtë qytet.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në kuadër të kësaj qendre do të funksionojnë Biblioteka e Qytetit dhe Muzeu, duke ofruar mundësi të reja për qytetarët për qasje në kulturë dhe ruajtjen e trashëgimisë lokale.

Projekti po realizohet përmes bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Komunës së Skënderajt. Vlera totale e investimit është mbi 2 milionë euro.

Qendra e re Kulturore pritet të shërbejë si një hapësirë për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës së qytetit, zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe rritjen e qasjes së qytetarëve në institucionet kulturore.

Autoritetet kanë vlerësuar se ky investim përbën një hap të rëndësishëm në pasurimin e infrastrukturës kulturore të Skënderajt.

ObserverKult


Lexo edhe:

Rikthehet pas 14 vitesh Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar