Vdekja e Skënderbeut dhe gjama homerike e Lekë Dukagjinit

Nga Blerim Latifi

Një nga pjesët më dramatike në historinë e Marin Barletit për Skënderbeun është pjesa ku tregohet për gjamën e Lekë Dukagjinit kur vdiq Skënderbeu, me 17 janar të vitit 1468.

Kur dha frymën e fundit Skënderbeu, Lekë Dukagjini doli në sheshin e Lezhës dhe duke shkulur flokët e rrahur gjoksin, me sa za që pati, lëshoi gjamën : “Mbledhuni o njerëz e princa arbnorë. Sot u banë copë dyert e Arbnisë e Maqedonisë, sot u rrxuen muret dhe kështjellat tona; sot humbi gjithë forca dhe fuqia jonë; sot ranë fronet e pushtetet tona; sot, së bashku me këtë njeri, u shua çdo shpresë e jonë”.

E kanë krahasuar gjamën e Lekës me gjamën që bën Akili për shokun e tij Patroklin tek Iliada e Homerit, por gjama e Lekës është ma dramatike, ma tragjike, sepse ajo parathotë fatin e zi me të cilin do të përballen shqiptarët pas vdekjes së Skënderbeut.

Gjama e Lekës shpreh thelbin e vetë tragjedisë, në kuptimin që i jep asaj Shelingu: tragjedia është disfata e lirisë në konfliktin e saj më fatin mizor.

Do duhej të kalonin shekuj, para se shqiptarët të ringjallnin ëndrrën e nisur nga Skënderbeu e Lekë Dukagjini dhe nën flamurin e betejave të tyre të fitonin lirinë. Dhe shqiptarët do të mund të jenë të lirë vetëm për aq kohë se mbahen fort të lidhur pas dy shtyllave të besimit skënderbegian: Liri a vdekje dhe veç një aleancë strategjike, aleancën me botën perëndimore.

ObserverKult


Lexo edhe:

ENIGMA: KU U FSHEHËN ESHTRAT E SKËNDERBEUT?

Ku u fshehën eshtrat e Skënderbeut? Enigma, sipas Serembes dhe Moikomit dhe një letër e koduar e Ferdinandit të Aragonës, për të venë e Heroit.

Nga: Moikom Zeqo

Varri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka tërhequr, ka grishur vëmendjen e shekujve dhe të njerëzve, ka fituar gati statusin e një tabuje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU