Vdes aktorja e njohur, Mira Furlan

Mira Furlan ka ndërruar jetë. Ekipi i aktores ka njoftuar përmes Twitter-it se ajo vdiq në moshën 65-vjeçare, shkruan JustJared, transmeton Klan Kosova.

Mira ishte e njohur më së shumti për rolet e saj si Deleen në serialin e viteve ’90 “Babylon 5” dhe Danielle Rousseau në “Lost” gjatë vitit 2000.