“Vdes kur dua vet”/ Hapet ekspozita kushtuar Adem Demaçit

Adem Demaçi (26 shkurt 1936 – 26 korrik 2018)

Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK), në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të hapë sot ekspozitën e titulluar “Vdes kur dua vet “, ku do të shpalosën materiale arkivore origjinale nga veprimtaria politike, patriotike e kulturore e Heroit të Kosovës, Adem Demaçi.

Ekspozita do të hapet sot duke filluar nga pra 12:00, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ASHAK, derisa tutje ka ftuar të gjithë qytetarët që të vinë dhe të shohin nga afër dëshmitë e veprimtarisë së heroit, Adem Demaçi.

Në këtë ekspozitë do të ekspozohen dorëshkrime origjinale të veprave letrare të shkruara në burg por edhe jashtë tij. Po ashtu Programi dhe Statuti i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, akte të procedurave penale ndaj Adem Demaçit , si: vendimet për hapjen e hetimeve, aktet e miratimit të arrestimit, procesverbalet e marrjes në pyetje, procesverbalet e raportet nga bastisjet, aktet e gjësendeve të sekuestruara ku shihen materiale të veprimtarisë së tij mjaft interesante.

Gjithashtu do të ekspozohen edhe deklaratat, ankesat, procesverbalet e gjykimeve, aktgjykimet e shkallëve gjyqësore.

ObserverKult


Lexo edhe:

BËHEN BASHKË ANSAMBLET E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË, MBAJNË KONCERT NË 16-VJETORIN E PAVARËSISË

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të mbajnë një koncert festiv nesër, pra me datë 16 shkurt.

Koncerti do të ofroj një program të pasur artistik me këngë dhe valle të bukura shqipe, ka bërë me dije Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


fahredin gunga

FAHREDIN GUNGA: DASHURIA DHE ESHTRAT

Eshtrat e kanë
dashurinë e kaltërirave të pafund.

Eshtrat e kanë dashurinë e ujqve të uritur.

Eshtrat e kanë
dashurinë e shkëmbinjve të mençur.

O, edhe eshtrat
kanë dashuri, më besoni,
edhe eshtrat kanë dashuri.

2.
Eshtrat janë
vallëzuesit e mallkimit.

Eshtrat
(në lojën e tyre
të çmendur)-
janë krahnezët e lehonave
që lindin fëmijë
të paemër,

Eshtrat
janë miqtë e flakës-

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult