Vdes në moshën 93-vjeçare gazetari i njohur italian Piero Angela, mesazhi prekës i djalit: “Rrugëtim të mbarë në përjetësi, baba”

piero angela

Piero Angela, i pagëzuar si “patriarku italian” i gazetarisë dhe popullarizimit të shkencës në televizion, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, njoftoi sot familja e tij.

“Rrugëtim të mbarë në përjetësi, baba”, shkroi Alberto Angela në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, duke bërë të ditur vdekjen e babait të tij.

I lindur në Torino në vitin 1928, Piero Angela e filloi karrierën e tij në gazetari në “RAI” si gazetar radioje. Më vonë u bë korrespondent dhe prezantues lajmesh.

Popullariteti i tij i gjerë në botën e televizionit ka të bëjë me programet popullore shkencore, që themeluan një traditë solide të dokumentarëve shkencorë në televizionin italian.

Piero Angela gjithashtu është autor i shumë librave kushtuar shkencës. Në Kërkim të Jetës në Kozmos (1980). Makineria që Mendon (1983). Oqeanet (1991). Sfida e Shekullit (2006). Përse Duhet të Bëjmë më Shumë Fëmijë (bashkë-autor me L. Pinna, 2008). Për Çfarë Duhet Politika? (2011). Pas Kuintave të Historisë; Jeta e Përditshme në Kohëra (bashkë-autor me A. Barbero, 2012). Udhëtim në Mendje: Të njohim trurin që të jetë i shëndoshë (2014). 13 Miliardë Vjet, Sytë e Mona Lizës (2016) etj.

Në vitin 2017 botoi autobiografinë e tij e titulluar “Rrugëtimi im i Gjatë. Në vitin 2004 iu akordua titulli Oficer i Lartë i Urdhërit të Meritës së Republikës së Italisë, si dhe titulli Kalorës i Kryqit të Madh të Republikës së Italisë në vitin 2021./balkanweb

Lexo edhe:

KISHTE PËSUAR DËMTIME TË RËNDA NË TRU NGA AKSIDENTI, NDËRRON JETË AKTORJA E NJOHUR