Ronald DeFeo Jr, vrasësi që frymëzoi serinë e librave dhe filmave “The Amityville Horror”, ka vdekur, sipas një zëdhënësi të Departamentit Korrektues dhe Shërbimeve të Komunitetit të Shtetit të New York (DOCCS).
DeFeo, i cili ishte 69-vjeçar, u dënua për vrasjen e babait të tij, nënës. Dy vëllezërve dhe dy motrave brenda shtëpisë së tyre në Amityville në 1974.
Ai po vuante një dënim prej 25 vjetësh deri kur vdiq. Më 12 mars në Qendrën Mjekësore Albany, tha zëdhënësi i DOCCS, trasnmeton ‘epoka e re’.
Shkaku i tij i vdekjes nuk u bë i ditur menjëherë, por ai “do të përcaktohet dhe lëshohet nga Zyra e Kontrollit Mjekësor të Qarkut Albany”. Dhe është në diskrecionin e asaj zyre nëse rezultatet do të bëhen publike”, ka deklaruar zëdhënësi.
LEXO EDHE: LEONARD COHEN: KY MUND TË ISHTE LIBRI IM I DASHURISË…