Leonard Cohen: Ky mund të ishte libri im i dashurisë…

puthje a thausend kisses deep leonard cohen

Poezi nga Leonard Cohen

Ky mund të ishte libri im i dashurisë,
natyrisht nëse do ta shkruaja,
por djajtë një ditë më thanë,
“Ik nga shkrimet”.

Të gjithë më shikuan, kur fillova t’i djeg librat e mi,
tunda pishtarin tim të lirisë, si një ges tapo brutal,
dhe e vetmja gjë që dëshiroja të ruaja nga djegia,
ishte një kujtim apo dy, por prapë djajtë më pëshpëritën:
“Ik nga shkrimet”.

Zjarri nuk ishte më i rëndësishëm,
e zbehta kishte filluar të flakëronte, po digjeshin përnjëmend.

U nisa për në shtëpi, për të bërë një dush, dhe i telefonova gjyshes.
Ajo vuante nga artriti.

-Mbahu-i thash- mos ja var dhimbjes,
-As ti- më tha ajo.
Pas disa orësh fillova të mendoj,
nëse më tha të mos ja varja dhimbjes time, apo të saj?

Djajtë e mi të dashur më shikuan duke më pyetur:
-A është kjo e tëra çka mund të bësh për të?
-Pra a ishte?
-A ishte kjo gjithçka që mund të bëja për të?

Gjyshja ime ishte një grua e vjetër,
që hante e vetme,
dhe mendonte për princin Albert, për fushat e Flanderit, për Kishenevën.
I kishte gishtat e lodhur,
edhe për t’i shtypur pullat e televizorit.

Por si të arrija unë atje?
Librat tashmë kishin ikur,
edhe lista ime e adresave,
dhe përsëri djajtë më pëshpëritën:
“Lëri shkrimet”!
Ti e di si mund të arrish atje dhe pa to, dhe papritur e bëra.
Më erdhi si kujtim dhe e gjeta,
ajo po qëndronte në lisin mbretëror të familjes.

-Gjyshe!
Për pak thash – po qëndron kokëulur?
-Shiko- më tha – vetëm po iki te George V.
-Është mjaft larg atje e dashura ime e ëmbël.
-Ke të drejtë- më tha, dhe çuditërisht edhe ajo dogji,
suvenirin e ilustruar të Londrës që e mbante në dhomë.

Nuk e kuptova se çfarë dite ishte ajo,
deri sa shikova jashtë dhe pashë zjarr në çdo dritare të çdo shtëpie,
pashë turma njerëzish që flisnin si të çmendur,
i pashë edhe macet, qentë, zogjtë tek i buzëqeshnin njëri -tjetrit!

*Titulli i origjinalit: “Mileniumi

Përktheu: Adelina Çoçaj Ismaili

ObserverKult


Lexo edhe:

LEONARD COHEN: NUK KAM MËSUAR ASGJË