Margaret Nolan, aktore dhe modele, e cila u shfaq e mbuluar me ngjyrë ari në sekuencën hyrës të filmit të James Bondit, “Goldfinger”, ka vdekur në moshën 76-vjeçe, shkruan CNN.
Regjisori Edgar Wright, i cili punoi me Nolanin në filmin e tij të “Last Night in Soho”, e bëri publik lajmin për vdekjen e saj në Twitter. “Është detyra ime e trishtë të raportoj se aktorja dhe artistja e mrekullueshme Margaret Nolan, ka vdekur”, tha ai, transmeton “zeri.info”.
“Ajo ishte mesi i diagramit Venn të gjithçkaje ‘cool’ në vitet ’60; ajo pati paraqitje me ‘Beatles’, ishte ikonë e përtej ikone në filmin Bond dhe ishte pjesë e kastit të ‘Carry On’”.
Nolan, e cila lindi në Somerset, Angli, më 29 tetor 1943, filloi karrierën e saj si një modele magjepsëse nën emrin Vicki Kennedy para se të kalonte në aktrim.
Nolan ishte “kaq argëtuese, e mprehtë dhe, siç mund ta imagjinoni, plot histori nga më të mahnitshmet”, shkroi ai. Nolan ka lënë dy djem, Oscar Deeks, një kineast, dhe Luke O’Sullivan.