Disidenti i shquar i epokës sovjetike, Vladimir Bukovsky, vdiq në Britani, në moshën 76-vjeçare.
Qendra Bukovsky, organizatë vullnetare e lidhur me të, tha se ai ka vdekur nga sulmi në zemër.
Bukovsky ka ndihmuar në ekspozimin e abuzimit të psikiatrisë nga Bashkimi Sovjetik.
Gjatë viteve 1960 dhe 1970, ai ka kaluar 12 vjet në kampet e burgjeve sovjetike dhe klinikat psikiatrike, nën akuzat për “propagandë anti-sovjetike”.
Bukovsky ka qenë ndër të parët që ka raportuar përdorimin e institucioneve psikiatrike nga regjimi sovjetik për të ndëshkuar të burgosurit politikë.
Bukovsky ka jetuar në Britani nga viti 1976, kur Qeveria sovjetike e ka shkëmbyer me udhëheqësin komunist kilian, Luis Corvalan.
Bukovsky, i njohur edhe si shkrimtar, ka qenë kritik i ashpër edhe i presidentit rus, Vladimir Putin.