Vdiq këngëtari i njohur në moshën 51-vjeçare

Ray Reyes, i njohur si anëtar i grupit Menudo, ka vdekur në moshën 51-vjeçare.

Vdekja u njoftua gjatë fundjavës në një postim në Facebook nga vëllai i tij Raul, megjithëse ai nuk e konfirmoi shkakun e vdekjes, transmeton ‘gazetainfokus’.

“Të dashur miq, familje dhe fansa. Me dhimbje të madhe në shpirtin tim ju informoj, se vëllai im i dashur, Ray Reyes ndërroi jetë”, shkroi Raul në postim.

Është raportuar nga Primera Hora se shkaku i vdekjes ishte një “sulm në zemër”. Ray iu bashkua Menudo në 1983 kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai ishte në grup në të njëjtën kohë me Ricky Martin.

LEXO EDHE: Ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare, Lou Ottens, shpikësi i kasetës