Vdiq kompozitori i njohur, Agim Krajka

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka.

Ai u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë.

LEXO EDHE: COVID-19 IA MERR JETËN REGJISORIT TË NJOHUR, KUJTIM GJONAJ

Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Krajka lindën që në fëmijëri. Të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Për humbjen e babait, i biri Ulis Krajka shkroi: “Uroj që shpirti yt të pushojë në qiell babai ynë i dashur”.

Për aktivitetin dhe kontributin e tij artistik është vlerësuar me çmime. Urdhra e medalje dhe mban titullin “Mjeshtër i Madh”.