Vdiq legjenda e jazz-it, Chick Corea

Jazz-eri ikonik, Chick Corea, që i ka të fituara 23 çmime Grammy, ka vdekur në moshën 79 vjeç.

Ai vdiq nga një lloj i rrallë i kancerit, sipas lajmit të dhënë nga ekipi i tij në ueb-faqen zyrtare.

Vdekja e tij u konfirmua edhe nga menaxheri i tij i marketingut, Dan Muse.

Në faqen e tij në Facebook, Corea kishte lënë mesazhin: “Dua që t’i falënderoj të gjithë ata që përgjatë rrugëtimit tim më kanë ndihmuar që t’i mbajë zjarret e muzikës duke u djegur ndritshëm”.

“Është shpresa ime që ata që kanë një dhunti për të luajtur, shkruar, performuar, apo gjëra të tjera, që ta bëjnë një gjë të tillë. Nëse jo për veten tuaj, atëherë për neve të tjerëve”.

“Nuk është vetëm që bota ka nevojë për më shumë artistë, është po ashtu shumë gallatë”.

Corea kishte bashkëpunuar edhe me dy ikona të tjera të këtij zhanri, Miles Davis dhe Herbie Hancock.