Vdiq Lisa Banes, nuk u mbijetoi plagëve të aksidentit

Lisa Banes, aktorja e njohur për rolin e Marybeth Elliot në “Gone Girl”, ka ndërruar jetë pas lëndimeve që pësoi në një aksident në fillim të këtij muaji.

Aksidenti ndodhi më 4 qershor ndërsa Lisa, 65, ishte në rrugën e saj për t’u takuar me Kathryn Kranhold për një darkë në Upper West Side.

Lisa pësoi një dëmtim traumatik të trurit dhe nuk ishte në gjendje të shërohej. Ajo vdiq nga plagët të hënën (14 qershor), sipas New York Post, transmeton ‘klankosova.tv’.

LEXO EDHE: Vdiq aktori i njohur, Ned Beatty