Vdiq mezosopranoja e njohur

Këngëtarja gjermane, Christa Ludwig, e cila ka performuar në skenat më prestigjioze të botës për gati gjysmë shekulli, vdiq moshën 93-vjeçare, njoftoi agjencia austriake e lajmeve APA.

Hyri në Operën e Vjenës në 1955 dhe interpretoi në Festivalin e Salzburgut nën drejtimin e dirigjentit austriak Karl Boehm.

Christa Ludwig performoi në skenat më të mëdha të botës, veçanërisht në La Scala të Milanos, në Royal Opéra House të Londrës, por gjithashtu dhe në Metropolitan Opera të Nju Jorkut, transmeton BW.

Pas një martese të parë me bas-baritonin austriak Walter Berry, në 1972 ajo u martua me aktorin dhe regjisorin francez Paul-Emile Deiber, i cili vdiq në 2011.