Vdiq mjeshtri i serenadave, Ilir Tasellari

Muzikanti i njohur i serenadave korçare, Ilir Tasellari është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Miqtë dhe kolegët e tij të hidhëruar nga ky lajm i kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

“Ndahet nga jeta në një moshe të re një nga mjeshtrit e fizarmonikës dhe mandolinës (Ilir Tasellari) Shoqata “Serenata korçare”, ju shpreh ngushëllimet familjes dhe bashkëshortes nga të gjithe serenatistët…”, njofton shoqata “Serenata Korçare”.

Edhe këngëtari Devis Xherahu ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të muzikantit të njohur korçar, njëherazi mik i tij.

“Nuk dua ta besoj qe ti u largove kaq shpejt, bukë e vjetër, kemi ndarë kaq aktivitete dhe festa familjare bashkë, kaq orë provash për t’u bërë këta qe jemi sot.

Lamtumirë miku im, Ilir Tasellari… jam i bindur që ti do prehesh në paqe..”, shkruan Xherahu./BW