Aktorja Helen McCrory e njohur për rolet e saj në “Peaky Blinders” dhe në tre filmat e “Harry Potter”, ka vdekur në moshën 52-vjeçare.
Bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis, ka thënë se ajo ka vdekur nga kanceri.
“Jam thellë i mërzitur t’ju njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpinë e saj. E rrethuar nga shumë dashuri e familjes dhe miqve”, ka shkruar Lewis në Twitter.
McCrory ka luajtur po ashtu rolin e gruas së Tony Blair, Cherie, në filmin “The Queen”. Dhe ka fituar po ashtu shumë çmime për punën e saj në skenë dhe televizion.
Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj me të cilin është e martuar që nga viti 2007.