Vdiq në moshën 71-vjeçare koreografia e njohur

Ann Reinking, fituesja e çmimit ‘Tony’ për punën e saj në Broadway, ka vdekur në moshën 71-vjeçare.

Ajo ka ndërruar jetë të shtunën teksa po vizitonte familjen në Seattle, ka thënë menaxheri i saj, Lee Gross.

“Bota dhe familja jonë ka humbur një talente të mahnitshme dhe një shpirt të bukur. Ann është zemra e familjes tonë”, thuhet në një deklaratë të familjes dhënë për Variety.

“Ajo ishte duke vizituar vëllanë në Washington dhe nuk u zgjua më. Do të na mungojë aq shumë sa nuk mund ta themi. Parajsa ka tani koreografen më të mirë. Annie, do të duam dhe do të na mungosh shumë”, thuhet më tej.

Ajo u nominua për çmimet ‘Tony’ për performancat në “Goodtime Charlie” dhe “Dancin” në 1975 dhe 1978.

Ann ka punuar më shumë në prapaskenë në Broadway dhe shërbeu si regjisore dhe koreografe.

Në 1999 ajo po ashtu filloi një çmim tjetër ‘Tony’ për krijimin e muziëks në “Fosse”.

Sipas Variety, ajo ka lënë pas bashkëshortin Peter Talbert dhe djalin Chris./Telegrafi

ALL THAT JAZZ, Ann Reinking, 1979, TM & Copyright ©20th Century Fox Film Corp./courtesy Everett Collection