Vdiq në moshën 80-vjeçare, Fikrije Ukelli e njohur si Ceka

Ka ndërruar jetë Fikrije Ukelli e njohur si Ceka.

Personazhi televiziv, mjeshtrja e gatimit u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 80-vjeçare.

Lajmin e ka ndarë me opinionin publik autorja e programit “Dicka po zihet”, Xheraldina Vula përmes një postimi ku shprehet:

“Ceka na la. Të qoftë dheu i lehtë, pusho e qetë partnerja ime e kuzhinës televizive”.

Jozyrtarisht mësohet se Ceka ka qenë e infektuar me COVID-19. Virus i cili ia mori edhe vëllain, Prof. Dr. Sylejman Rexhepi verën e kaluar./Prive.al