Vdiq nga Covid-19 piktorja e njohur, Lumturi Blloshmi

Piktorja e njohur, Lumturi Blloshmi, nuk jeton më. Ajo është ndarë nga jeta sot, në moshën 76-vjeçare, pasi nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Blloshmi ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit./kohajone.com