Vdiq “Tarzani” pas rrëzimit të aeroplanit

Aktori amerikan, Joe Lara, i njohur në rolin e tij si “Tarzani”, raportohet të ketë vdekur pasi aeroplani i tij u rrëzua në Tennessee.

58-vjeçari është në mesin e shtatë viktimave që mendohet të kenë vdekur, në këtë aksident, trasnmeton ‘rtv21’.

Burime të BBC bëjnë të ditur se edhe gruaja e tij është në mesin e të vdekurve. Lara, ka luajtur në rolin e Tarzanit, në “The Epic Adventures”, në vitin 1989.

Ai la aktrimin në vitin 2002, që të vazhdojë karrierën më pas në muzikë.

LEXO EDHE: Vdiq balerina e njohur, ylli i ‘La Scala’