Vdiq balerina e njohur, ylli i ‘La Scala’

Baleti italian humbi një ndër ikonat e saj kryesore, ylli i Teatrit të famshëm “La Scala”.

Carla Fracci ndërroi jetë në Milano në moshën 84-vjeçare, raporton noa.al.

E ndjera prej disa vitesh ishte prekur nga një tumor.

Ajo konsiderohej një artiste unike që shkëlqente si në baletin klasik ashtu dhe në performancat në muzikën pop, e pranishme gjerësisht jo vetëm në skenat muzikore, por edhe në programe televizive.

LEXO EDHE: Vdiq kompozitori i shquar, Fahri Beqiri