Veç një ëndërr gjithë kjo ish, si gjithmonë larg je sërish….

"Gremina e dashunis"

“Veç një ëndërr”, poezi nga Ludmilla Makarova

Natës heshtur, shenjtëruar,
Qajnë qirinjtë, që flaka djeg
Përqafomë ti krahaqafë,
Faqet butë m’i përkëdhel…

Grishmë të vij dhe unë me ty
Labirinthit t’shpirtit tënd,
Fort të lutëm, rri aty,
Rrëfemë vetën anekënd.

Sytë ç’të panë, nga ishe ti,
Rrugës tënde çfarë kërkove
Si ke dashur, urryer si,
Dhe gjithë jetën ç’ëndërrove.

Ti enigmë e magjishme,
Heroi im në fshehtësi,
Vetëm pranë të jem me ty,
Pse ndjej kaq shumë embëlsi?

Përse ndihem kaq e qetë,
Kaq në paqe e krahëlehtë?
…Po veç një ëndërr gjithë kjo ish,
si gjithmonë larg je sërish….

Përktheu: Lazër Stani

ObserverKult

——————————————————–

Lexo edhe:

FIKSIMI “PËR TË SHPËTUAR” FESTËN E KRISHTLINDJES

Nga Tim Harford

Ne i dhamë lamtumirë nënës në prag të Krishtlindjes së vitit 1996. Kishte vdekur disa ditë më parë nga një sëmundje e gjatë dhe e dhimbshme, por fundi i saj ishte i papritur. Nuk mund të jetë e lehtë të organizosh një funeral në prag të Krishtlindjes, por në një farë mënyre im atë ia doli.

Madje më pas vendosi dhuratat e fëmijëve nën pemën e zbukuruar. Mendoj se di diçka mbi ato që prishin apo nuk i prishin Krishtlindjet. Prandaj u shqetësova kur lexova në shtypin britanik spekulimet se Boris Xhonson do të bëjë gjithçka për të“shpëtuar festën e Krishtlindjes”, si të ishte një Elf në një film për pushimet dimërore (një rol për të cilin ai është më i kualifikuar sesa për detyrën e kryeministrit).

Ideja e tyre është: që nëse vendi mbetet ende i bllokuar në fund të dhjetorit, festa e Krishtlindjes do të shkatërrohet. Por nëse bllokimi do të pezullohet përkohësisht, siç edhe pritet, Krishtlindja do të shpëtojë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU