Dueti i Elsa Lilës me Capital T, revoltohet kompozitori: Mos ma bëni pis këngën

pyes lotin festivalit

Autori i këngës “Pyes Lotin”, Valentin Veizi ka reaguar për bashkëpunimin e Elsa Lilës me reperin Capital T.

“Më lini t’ja u them troç edhe njëherë, Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës që ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një këngë aq të bukur si kënga “Pyes Lotin””, shkruan Valentin Veizi përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Ai i kërkon RTSH-së që ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!

Reagimi i plotë i kompozitorit Valentin Veizi:

MOS MA BËNI PIS KËNGËN !

Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime, të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë ‘Festivali 61’ i RTSH-së, duke qënë se s’kam patur mundësi të ndjek festivalin, e kërkoj edhe e dëgjoj në ‘YouTube’ këngën.

Më bën përshtypje (indinjuan) dy gjëra: e para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të ma bej “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo ta sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit.

Së dyti: Ti (kushdo) mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejtë të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit, (kompozitorit). Më lini t’ja u them troç edhe njëherë, Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës që ju sollët eshte modeli se si mund te denigrosh, shpërfytyrosh një këngë aq të bukur si kënga “Pyes Lotin” , prandaj do t’i lutem Radio Televizionit Shqiptar ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!


festivali

Lexo edhe:

NJË “HARRESË” E SHËMTUAR NË FESTIVALIN E RTSH-SË

ObserverKult