Këngëtarja e njohur botërore dhe shqiptare, Dua Lipa, sot mbush 27 vjeç. Një urim të veçantë ajo ka marrë nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shpreh se Dua “na bën shumë krenarë”.
“Edhe 100 vite Dua Lipa – ylli që shkëlqen më fort. Jemi shumë krenarë për ty”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Ndërkaq, në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës të ftuar nga Dua Lipa në 3 ditët e Sunny Hill Festival Tirana 2022.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimit të hapësirës ku do të zhvillohet festivali, u shpreh i bindur se ashtu siç u menaxhua ndeshja e finales së Konferencë Ligës, me të njëjtin sukses Tirana do të presë dhe festivalin e Lipës. /atsh
ObserverKult
lexo edhe:
D. LIPA: E LUMTUR QË JAM NË SHTËPINË TIME
Në konferencën për media, Dua Lipa theksoi rëndësinë e festivalit Sunny Hill, për më tepër organizmin e tij në Prishtinë.
Dua tha se organizimi i këtij eventi në shtëpinë e saj, është i një rëndësie të veçantë dhe tregoi se sonte, ajo është e fokusuar në performancë.
“Faleminderit shumë për mbështetjen që po e jepni. Jam shumë e lumtur që jam në shtëpinë time sot. Po m’vjen mirë që po mundemi me organizu një event të radhës bashkë me ju. Unë jam e fokusuar tërë ditën në performancë dhe besoj që ka me iu pëlqy shumë juve. Jam krenare dhe e lumtur që jam në shtëpinë time”.
Sunny Hill Festival është festivali më i madh i muzikës me standarde të larta, i organizuar në Kosovë. Madje, së fundi është vlerësuar edhe si festivali më i madh ndërkombëtar në Ballkan.
Këtë vit Sunny Hill Festival mbahet me datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht mbahet në Prishtinë, ndërsa me datat 26, 27 dhe 28 gusht mbahet në Tiranë.
ObserverKult